Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mësditës rrugës për parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton IndeksOnline.
Për pasojë, lëndime ka marrë drejtuesi i motoçikletës.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet drejtuesi i motoçikletës i shtrirë në tokë, ndërsa disa qytetarë i afrohen për t’i dhënë ndihmë. /IndeksOnline/
- Advertisement -