Aksident mes dy makinave, 2 të plagosur rëndë
03

Lexo edhe‘Do të vras’ shqiptari kërcënon mësuesen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja ndodhi në qendër të fshatit Pajovë. Një automjet tip ‘Benz’ me targë AA 887 RC është përplasur me një Volsvagen Touran me targë AA 729 NM.
Si pasojë e kësaj përplasje, është aksidentuar një kalimtar dhe një grua që ndodhej në ‘Benz’.
Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Lexo edhe‘Do të vras’ shqiptari kërcënon mësuesen
Sipas mjekëve ata ndodhen në gjendje të rënduar për jetën, veçanërisht këmbësori.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve.