Aksident me vdekje në Durrës
BILLI

Lexo edheSë shpejti një paketë cigare nuk do të mund ta blesh në dyqan lagje, apo supermarket

Aksident me vdekje në Durrës. Policia informon se një këmbësor 67-vjeçar me iniciale J.P. është përplasur nga një automjet, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja u regjistrua paraditen e kësaj të hëne, rreth orës 11:15, në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit.
Informacioni paraprak
Lexo edheSë shpejti një paketë cigare nuk do të mund ta blesh në dyqan lagje, apo supermarket
Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15, në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit, shtetasi A.S., 34 vjeç , banues në Durrës, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.