Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura e përmbysur përfshihet nga flakët, pamje
dp

Lexo edheHoxha: Shqipëria dhe Kosova me hapa të sigurt drejt së ardhmes evropiane

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Hoçisht-Gracë, në bashkinë Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa në automjet udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë. Si pasojë e aksidentit, të tre kanë pësuar lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke i nxjerrë në kohë nga automjeti që digjej.

Lexo edheHoxha: Shqipëria dhe Kosova me hapa të sigurt drejt së ardhmes evropiane
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit