Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë
dp

Lexo edheRama sqaron rastin e shtëpisë në “Rrugën A”: Objekti pa leje, në pronë komunale dhe zonë me rrezik

Nga pamjet e siguruara nga Euronews dhe burime nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta, raporton Euronewsalbania.
Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se si pasojë e aksidentit dyshohet se ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Lexo edheRama sqaron rastin e shtëpisë në “Rrugën A”: Objekti pa leje, në pronë komunale dhe zonë me rrezik
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.