Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan.
Mësohet se dy mjetet e përplasura janë një “Benz” me targa TR 8256S dhe GJ 5956A.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Ndërkaq njëri prej shoferëve ka mbetur i plagosur, duke u nisur me urgjencë drejt kryeqytetit.
Aksidenti solli radhë të gjata, duke bllokuar aksin rrugor për afro 30-minuta. Mandej u desh ndërhyrja e uniformave blu për rikthimin e situatës në normalitet.
Aksi Fier-Levan ka qenë sot shumë i ngarkuar pasi shumë pushues janë dyndur këtë të dielë në plazhet e Jugut