Kandidati për kryetar të Drenasit nga Aleanca Kosova e Re, Elmi Thaçi ka thënë se me ndaljen e rrymës në këtë komunë në orët e mbrëmjes edhe ka filluar vjedhja e votave.
Lexoni reagimin e plotë:
Ndalet rryma në fshatrat Çikatove e vjetër dhe Gradicë, me rënjen e territ ka filluar avazi i vjetër i vjedhjes së votave.
Kështu po raportojne mediat online që janë duke përcjell votimin në Drenas.
Shtabi elektoral i AKR-së në Drenas, kërkonë nga institucionet përgjegjëse si KQZ-ja dhe Policia, që ta marrin masa në ruajtjen e votës dhe të mos lejojnë militantët e partive që të shtrijnë dorën mbi votën e sovranit.