Akademiku flet për çështjen “Tahiri”: E kam ngelur dy herë në provim
BILLIPërditësuar më
Lexo edheShqiptari nga Shkupi, njëri nga recituesit më të mirë të Kur’anit në botë (Video)
Akademiku Përparim Kabo ka vendosur të thotë fjalën e tij për çështjen Tahiri.
Ai ka kujtuar duke u kthyer pas në kohë sesi e ka takuar Tahriin vite më parë dhe e ka ngelur dy herë në provim.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin në ‘News24’ ai ka folur për aktualitetin politik, vetingun dhe për çështjen e Saimir Tahirit.
“Saimir Tahirin e kam takuar tre herë në jetën time. Dy herët e para në përballjen me atë e kam ngelur në provim, ndërsa herën e dyte e kam takuar në janarin e këtij viti, 2017.

Lexo edheShqiptari nga Shkupi, njëri nga recituesit më të mirë të Kur’anit në botë (Video)
Në këtë takim të fundit i kërkova të largohej si ministër i brendshëm, sepse, po të kujtojmë në ato ditë, në Shqipëri erdhi një zyrtar i lartë amerikan, i cili takoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë, takoi kryeministrin apo edhe shefin e SHISH, por nuk takoi ministrin e Brendshëm.
Me këtë Saimir Tahiri duhet të kuptonte se nuk ishte më partneri i amerikanëve. Gjithsesi kjo mbetet për tu verifikuar”, tha ai.