BallinaShqiptareAkademik Hivzi Islami, anëtar i Akademisë Europiane, nuk u lejua të hyjë...

Akademik Hivzi Islami, anëtar i Akademisë Europiane, nuk u lejua të hyjë në Preshevë

Të ngjajshme

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

Akademik Hivzi Islami, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve, nuk u lejua të shkonte në Preshevë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Siç deklaroi vetë Akademik Hivzi Islami, sot, më 8 gusht 2018, rreth orës 6:45 në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq policia kufitare e Serbisë nuk e lejoi të shkonte në Preshevë Akademik Hivzi Islamin, ish-Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Akademik Islami ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë. Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo. Policia kufitare nuk dha shpjegim.

Deri sot Akademik Islami ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc sa herë ka pasur arsye apo
dëshirë pa asnjë problem. Nuk dihet arsyeja pse iu mohua kjo e drejtë këtë herë.
Akademik Hivzi Islami ka lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt
jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe në Preshevë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz