Ahmeti thotë se Kurti është personi më autoritativ dhe më i përgatitur në Vetëvendosje
BILLI
Lexo edheKurteshi: Molliqaj po organizon takime ilegale me aktivistë të VV-së dhe po i njofton për “çarje të madhe”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti është personaliteti më autoritativ në VV.
Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se Kurti ëshë njeriu më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ai ka vendosur të kandidajë për kryetar të VV-së, për arsye se ka menduar që është personi më adekuat dhe me autoritetin më të madh për ta udhëhequr Lëvizjen”, ka theksuar Ahmeti.
Lexo edheKurteshi: Molliqaj po organizon takime ilegale me aktivistë të VV-së dhe po i njofton për “çarje të madhe”
Sipas tij, thyerjet në mes Kurtit, Molliqajt e Ymerit, i ka parë në prill të vitit 2017, dhe që sipas Ahmetit, ka qenë diçka e çuditshme. /Telegrafi/