back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeAhmeti pas protestës: Është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi

Ahmeti pas protestës: Është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi

Të ngjajshme

Ahmeti: Amerikë, NATO, Evropë, faleminderit që mbështetët UÇK-në

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka marrë pjesë në...

Forcat speciale të Maqedonisë së Veriut vendosen pranë protestës në Shkup

Një prani e shtuar e forcave speciale të Maqedonisë...

Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip

Hasan Haklaj, një nga organizatorët, ka folur para mijëra...

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka marrë pjesë në tubimin protestues në Shkup, ku qytetarët po shprehin mbështetje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas protestës përmes një postimi në Facebook, tha se është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi.

”Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi!”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës e dha provimin kombëtar duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët tanë.

Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi!

Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër!

Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe prandaj, ne të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, jemi UÇK!

Lavdi dëshmorëve të kombit ndër dekada e shekuj, e përjetshme shqiptaria 🇦🇱🦅👐

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz