Ahmeti: Lidhja e Ramushit me demarkacionin nuk është e rastësishme
01

Lexo edheRugova: Pa Ramushin, Peja do të ishte një Mitrovicë e dytë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vlerësuar se mbajtja e Ramush Haradinajt në Francë nuk është e rastësishme, pikërisht tash kur po pritet që demarkacioni të shkojë në kuvend.
“Besoj që të gjithë pajtohemi që kjo nuk është fare e rastësishme. Por, po ashtu, përgjigja e Ramush Haradinajn dhe të gjithë qytetarëve është që demarkacioni nuk kalon”, ka deklaruar ai, me ç’rast ka brohoritur “poshtë demarkacioni”.
Ahmeti më tej, ka thënë se familja Haradinaj ka sakrifikuar shumë për atdheun.
Lexo edheRugova: Pa Ramushin, Peja do të ishte një Mitrovicë e dytë
“Kjo familje ka sakrifikuar shumë, ka humbur djemtë më të mirë të fmalijes, djemtë më të mirë të popullit”, është shprehur ai.