BallinaLajmeAhmeti flet pas takimit me Isa Mustafën, tregon se për çfarë u...

Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën, tregon se për çfarë u pajtuan!

Të ngjajshme

Si do të shpallet kampion Interi sot, në ndeshjen ndaj Parmës?

Interi ka nevojë vetëm për një pikë ndaj Parmës...

Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Haxhiu bën homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Prof. Dr. Halil Krasniqi – kirurgu që shëron me bisturi dhe me fjalë

Në jetën publike shqiptare rrallë hasen personalitete që arrijnë...

Kryetari i Partisë Social Demokrate është deklaruar pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ku u diskutua rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Ahmeti tregoi se me liderin e LDK-së shkëmbyen mendimet rreth asaj se si duhet të koordinohen për rrëzimin e ekzekutivit.

“Diskutuam që ne si opozitë ta shtojmë presionin opozitar dhe të shohim se a ka mundësi që t’i bëjmë numrat për ta rrëzuar Qeverinë.

U dakorduam që të bëjmë takime koordinuese. Iniciativa nuk është vetëm ajo se “A po vini ta rrëzojmë Qeverinë”. Por, kërkojmë që të koordinojmë hapat që mocioni të jetë i suksesshëm. Besojë se do të ketë edhe takime tjera para se të kemi një strategji finale”, është shprehur ai. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz