back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaSportAgjenti i Taremit: Futbollisti është i fokusuar në punën e tij në...

Agjenti i Taremit: Futbollisti është i fokusuar në punën e tij në Athinë, nuk shkon në Iran!

Të ngjajshme

Dimitrievski në një vijë me Fillkovin: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, deklaroi për Sitel...

Gruaja e Mirit përballet sonte me të në BB VIP

Pas situatave të fundit që përfshinë Mirin brenda shtëpisë...

Operacion i përbashkët në Prizren/ Kontrolle të shtuara ndaj automjeteve të transportit

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në...

Jasir Asani largohet nga Irani shkaku i luftës: Faleminderit klubit që më ndihmoi!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani është larguar...

Pas raportimeve se Mehdi Taremi mund të udhëtonte drejt Iranit për t’u përfshirë në konflikt, ka reaguar agjenti i tij, Federico Pastorello, duke i hedhur poshtë këto pretendime.

Në një deklaratë publike, ai theksoi se fjalët që po i atribuohen sulmuesit iranian nuk janë të vërteta dhe nuk pasqyrojnë situatën reale, shkruan Indeksonline

Image

“Në orët e fundit, kanë qarkulluar deklarata që i atribuohen Mehdi Taremit, të cilat nuk reflektojnë realitetin e situatës. Lojtari është plotësisht i fokusuar në punën e tij në Athinë dhe në rrugëtimin e tij profesional, me përkushtim dhe vendosmëri. Në një moment delikat si ky, është e rëndësishme të shmangen interpretimet jashtë kontekstit ose rindërtimet e pasakta. Ne besojmë në ndjenjën e përgjegjësisë dhe respektit të të gjithëve,” thuhet në reagim.

Deklarata vjen në një kohë kur lajmet e pakonfirmuara kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjet, ndërsa përfaqësuesit e lojtarit kërkojnë kujdes dhe përgjegjësi në trajtimin e informacionit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz