BallinaRegjionaleMitrovicëAgim Bahtiri për hapjen e urës: Nesër do të jetë lajm i...

Agim Bahtiri për hapjen e urës: Nesër do të jetë lajm i mirë për të gjithë!

Të ngjajshme

Vdekja e Astrit Dushit, AGK: Ishte profesionist i fushës së mediave dhe zë i njohur i radios

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim...

Dafina dhe Daskani shkëlqejnë në Athinë, moment i ëmbël para koncertit

Fejohet Blerina, motra e Gjestit, teksa artisti është më...

“Tender”, drama provokuese për seksin dhe pushtetin

Një shfaqje e re teatrore, “Tender”, po tërheq vëmendje...

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë,...
Megjithëkëtë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një prononcim për lajmi.net, duke iu referuar hapjes së urës mbi lumin Ibër të paralajmëruar për nesër, tha se ka një lajm të mirë për të gjithë

Ura kryesore e lumit Ibër e cila ndan Mitrovicën në dy pjesë, atë të veriut dhe jugut dhe e cila u mbyll nga serbët në vitin 2011, sipas marrëveshjes së Brukselit do të duhej që nesër të lëshohej në qarkullim.

Mirëpo, edhe pse ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në hapjen e urës sipas marrëveshjes, aty ende as punimet nuk kanë filluar, të parapara për rivitalizimin e saj.

Megjithëkëtë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një prononcim për lajmi.net, duke iu referuar hapjes së urës mbi lumin Ibër të paralajmëruar për nesër, tha se ka një lajm të mirë për të gjithë.

“Jemi ngushtë bisedave, do të jetë një lajm i mirë për të gjithë”, ka qenë përgjigja e Bahtirit në pyetjen se a do të hapet ura nesër.

Sipas përgjigjes së Bahtirit, i bie që nesër më në fund mitrovicasit do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në dy pjesët e ndara të Mitrovicës!

Ura ishte mbyllur me zhavorr dhe beton në vitin 2011, për t’u hapur vetëm disa orë në vitin 2014 para se serbët ta bënin atë të ashtuquajtur “Park të Paqes”.

Që nga viti 1999 në urën e famshme të Mitrovicës janë regjistruar mbi 1 mijë incidente, ku shumica janë provokuar nga ekstremistë serbë të “Rojave të urës”, e më vonë edhe nga formacioni tjetër, “Civilna Zastita”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz