Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka nisur sot ditën me një tekst dedikuar më tepër kreut të VV-së, Albin Kurti se qytetarëve të Kosovës.
Bahtiri duke u marrë pak me veriun e vendit, tha se nuk ka kriminel që e frikëson popullin e Kosovës dhe kryeministrin e vendit.
Postimi i plotë:
Nuk ka kriminel e as grup kriminal që e frikëson popullin e Kosovës e as kryeministrin e tyre! Banditët mund të shkarravisin mure, por nuk mund të thyejnë shpirtin e lirë të Kosovës! Fjala e zëvendësdrejtorit të Policisë për Veriun, z. Veton Elshani, është garancia jonë se Policia e Kosovës është në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo cep të veriut. Qytetarët nuk kanë pse të frikësohen, Veriu është i gjallë, është i lirë për të gjithë qytetarët pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë, por Veriu asnjëherë nuk do të jetë pronë e kriminelëve! Sot, mbi Mitrovicë e mbi çdo fshat të veriut valon fryma e lirisë, e cila nuk trembet nga grafitet. Kosova është e jona, e përjetshme dhe e pathyeshme./Lajmi.net/