back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeAgim Bahtiri flet për Albin Kurtin, rrëfen punën pa rrogë si kryetar...

Agim Bahtiri flet për Albin Kurtin, rrëfen punën pa rrogë si kryetar dhe sqaron situatën e Mitrovicës

Të ngjajshme

Nënë e bir grabitës, zbardhen 6 vjedhje në Memaliaj dhe Përmet

Policia e Tepelenës ka finalizuar një operacion për zbardhjen...

Musliu: Shteti i bllokuar për një pozitë pa peshë, Kosova po kalon ditët më të vështira

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete...

Sallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy opsione për të zgjidhur ngërçin në Kuvend

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu,...

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Përgjimet e paligjshme, skandalet, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në Televizionin 7. Ai ka folur për anëtarësimin e tij në Vetëvendosje dhe pse e mbështet Albin Kurtin. Bahtiri ka folur për punën si kryetar i Komunës së Mitrovicës që, sipas tij, qe gjashtë vjet e bën pa marrë rrogë. Ai ka treguar edhe arsyen se pse ka ndodhur destabilizimi i Mitrovicës.

Bahtiri ka thënë se do t’ia bëjë një argat të fuqishëm Albin Kurtit, e kjo sepse, sipas Bahtirit, këtij vendi i nevojiten politikat e Kurtit.

“Pacollin unë e kam mik të familjes, por e unë do t’ia bëjë një argat të fuqishëm Albin Kurtit, për politikat e të cilit ka nevojë vendi”, ka thënë Bahtiri në Pressing.

Bahtiri e ka vlerësuar lart figurën e Kurtit.

“Albini është një lis i cili nuk e pyet askënd se sa i lëshon rrënjët në tokë”, ka shtuar Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se ka 6 vjet që nuk merr as mëditje e as pagë për shërbimet e tij që i kryen si i pari i Mitrovicës.

“Unë qëkur i kam fituar zgjedhjet si kryetar i Mitrovicës, qe gjashtë vjet nuk marr as mëditje e asnjë cent dhe as nuk do të marr kurrë për punën që bëj”, ka thënë Bahtiri në Pressing.

Ai, gjithashtu, është shprehur se ka bërë një shpërblim duke premtuar se kushdo që zbulon një keqpërdorim të parave nga ai, do të shpërblehet me 5 mijë euro.

“Unë i kam qitë 5 mijë euro, për këdo që gjen keqpërdorim të parave nga ana ime. Deri tash askush nuk e ka fituar shpërblimin”, u shpreh Bahtiri.

Bahtiri ka folur edhe për gjendjen në qytetin e Mitrovicës dhe arsyen se pse është qytet i destabilizuar.

Destabilizmi i Mitrovicës ka ndodhur për një arsye. Kanë krijuar destabilizim kanë vendosur pengesa mes popujve dhe kanë penguar paqen. Këtë e kanë bërë vetëm për një arsye. Që të kontrabandojnë. Këtë e kanë bërë në bashkëpunim me serbët e veriut”, ka shtuar Bahtiri.

Ai ka thënë se VV-ja do të dalë e para në zgjedhje.

“Unë mendoj se VV-ja do të del përmbi 32%, e dyta është LDK-ja, dhe për vendin e tretë do të luftojnë PDK dhe AKR-në. Ndërsa për AAK-në ka refuzuar të flasë”, ka thënë Bahtiri në T7.

Bahtiri ka folur edhe për rastin në Mitrovicë ku një person, që më vonë kishte dalë të jetë një militant i PDK-së, e kishte penguar të priste shiritin.

“Ata kanë dashur që të bëhet konflikt aty. Por si do të bëja unë konflikt në një vend ku kishte fëmijë. Ishte poshtërsi. Nuk më frikëson askush. Unë nuk isha i përgatitur. Agim Bahtiri as nuk blihet as nuk frikësohet”, ka thënë kreu i Mitrovicës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz