HomeSportAgim Ademi udhëton drejt Meksikës dhe SHBA-së për aktivitetet e FIFA-s në...

Agim Ademi udhëton drejt Meksikës dhe SHBA-së për aktivitetet e FIFA-s në kuadër të Kupës së Botës 2026

Të ngjajshme

Në bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze, arrestohen tre persona në Kosovë

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka...

Vajzat e arta të Kosovës, sigurojnë play-offin e Kupës së Botës!

Vajzat e arta të Kosovës kanë shkruar historinë. Në ndeshjen...

Rama paralajmëron shfuqizimin e Ligjit për investimet strategjike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se së shpejti...

Behar Maliqi njofton largimin e tij nga Prishtina

Ish-futbollisti kosovar, Behar Maliqi është larguar nga Prishtina. Lajmin e...

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është nisur drejt Mexico City, qytetit ku dhjetë vjet më parë, në Kongresin e FIFA-s, Kosova u pranua si anëtare e barabartë e familjes botërore të futbollit.

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti Ademi do të jetë në mesin e krerëve të të gjitha federatave anëtare të FIFA-s që do të marrin pjesë në ceremoninë dhe ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Ademi do të marrë pjesë në Samitin e FIFA-s, i cili do të mbahet në Miami, si dhe do të ndjekë nga afër disa ndeshje të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Më pas, presidenti Ademi do të rikthehet në Kosovë, derisa me ftesë të presidentit Infantino, do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz