Agim Ademi motivon lojtarët para ndeshjes me Suedinë
dp

Lexo edheShqiponja që e tërboi Serbinë, FIFA mund të hapë proces disiplinor ndaj Manajt

Ademi ka theksuar se përkushtimi dhe besimi i lojtarëve në emblemën e Kosovës janë forca që e kthejnë çdo sfidë në mundësi.
“Kur përkushtimi i çdo lojtari bashkohet me besimin e palëkundur në emblemën tonë, çdo sfidë kthehet në mundësi. Krenar për djemtë tanë, për energjinë, karakterin dhe përkushtimin që e tregojnë në çdo ndeshje. Kosova po rritet dhe po ecën përpara me zemër e besim, me synimin e arritjes historike”, ka shkruar Ademi.
Kreu i FFK-së shtoi se përballë është një rival i fortë, por beson se shpirtit luftarak të “Dardanëve” do të bëjë diferencën në fushë.

Lexo edheShqiponja që e tërboi Serbinë, FIFA mund të hapë proces disiplinor ndaj Manajt
“Sot kemi përballë një rival shumë të fortë, por uroj që shpirti luftarak i djemve tanë të jetë përcaktues. Bashkë për Kosovën!”, përfundon mesazhi i tij.