back to top
Tuesday, October 14, 2025
BallinaSportShqiponja që e tërboi Serbinë, FIFA mund të hapë proces disiplinor ndaj...

Shqiponja që e tërboi Serbinë, FIFA mund të hapë proces disiplinor ndaj Manajt

Të ngjajshme

Fotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale të 12 tetori nuk kaluan pa incidente. Ndonëse...

Brenda 3 muajsh, arrestohen 52 persona për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës njofton se përmes Drejtorisë për Hetimin...

Festa e golave me simbolin e shqiponjës nga Rey Manaj dhe Fisnik Asllani

Në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, Rey Manaj shënoi...

Vetëm edhe 10 minuta lojë, Kosova gjithnjë e me afër fitores ndaj Suedisë

Kanë kaluar 80 minuta lojë në ndeshjen mes Suedisë...

Rey Manaj është kthyer në një hero për çdo tifoz kuqezi në të gjithë botën, kjo është pak, por e sigurt. Perla e tij ndaj Serbisë na dhuroi një fitore historike e cila do të kujtohet gjatë.

Pesha dhe emocioni ishte i madh dhe i pritshëm, me Manaj që nuk e mendoi dy herë por festoi ashtu siç i ka hije çdo shqiptari, me shqiponjën dy krenare.

Ashtu siç pritej, gjyqtari i takimit e ndëshkoi me karton të verdhë, por siç u shpreh edhe vetë Manaj pas ndeshje, edhe 100 të shënonte, sërish do të festonte me shqiponjë.

Për çdo tifoz kuqezi, për çdo tifoz shqiptar, festa me shqiponjë është diçka normale, natyrale, fundja është simboli ynë kombëtar, por jo për FIFA-n që e konsideron shkelje të rregullores.

Sipas artikullit të 14, ndaj Manaj pritet të hapet një proces disiplinorë, me sulmuesin kuqezi që mund të ndëshkohet nga FIFA.

Në raste të tilla, ndëshkimi varion nga një ndeshje pezullim, por mund të shkojë deri në 10 ndeshje pezull, plus gjobë, nëse FIFA e vlerëson shqiponjën dhe gjestin e Manajt si sjellje fyese dhe denigruese mbi baza raciste, shkruan Balkan Web.

Cili do të jetë vendimi, ai gol dhe për më tepër mënyra e festimit ishte gjëja më e bukur e asaj mbrëmje, diçka që në zyrat e FIFA nuk përceptohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz