Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi iu bashkua tifozëve “Dardanëve” për të festuar para ndeshjes ndaj Sllovakisë.
Në një prononcim kryetari i FFK-së, tha se në qytetin sllovak janë rreth 8 mijë tifozë, shkruan Indeksonline
“Presim fitore. Do të japim më shumë në fushë dhe jashtë fushës i falënderoj gjithë tifozët “Dardanë”. Janë diku 7 deri 8 mijë tifozë këtu në Bratislavë”, u shpreh shkurt Agim Ademi
Kujtojmë që ndeshja ndaj Sllovakisë zhvillohet nga ora 20:45, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/