Afrin – TSK dhe ULS çlirojnë me qindra civil të cilët mbaheshin si peng nga terroristet e PKK/YPG (Video)
BILLI

Lexo edheKujdes: Ja kur mund t’ju vrasë bojleri kur jeni duke bërë dush!

Mijëra civilë të pafajshëm të burgosur në zonën Afrin të Sirisë nga organizata terroriste PKK/PYD presin ditën kur do të lirohen.
Sipas informatave të publikuara nga Shtabi i Përgjegjshëm i Ushtrisë Turke (TSK), deri tani janë çliruar rreth 457 civil në provincën Xhinderes të Afrinit.
Ata po mbaheshin në bodrumet e ndërtesave me qëllim që të përdoreshin si mburojë e gjallë kundër forcave turke dhe atyre të Ushtrisë së Lirë Siriane.
Sipas një raporti të organizatës humanitare “Gjysmëhënakuqë”, pengjet u gjetën në kushte të vështira jetësore, shumica e tyre ishin të sëmurë dhe në gjendje të rëndë. Atyre me vone iu është dhënë ushqim dhe trajtime mjekësore.

Lexo edheKujdes: Ja kur mund t’ju vrasë bojleri kur jeni duke bërë dush!
Ndryshe, sipas organizatave ndërkombëtare, supozohet se numri i civilëve të burgosur pa asnjë arsyetim është rreth 1 mijë e 100. Një numër i madh i tyre janë të ekspozuar ndaj keqtrajtimeve të organizatës terroriste, të cilat çojnë deri në tortura të rënda
Ja videoja ku shihet qartë gëzimi i pengjeve: