BallinaBotëAfrika Lindore përfshihet nga kolera

Afrika Lindore përfshihet nga kolera

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kolera është duke shqetësuar vendet e Afrikës Lindore të cilat në të njëjtën kohë janë të goditura edhe nga thatësirat dhe uria, thuhet në raportin e publikuar të martën nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC), raporton Anadolu Agency (AA).

IRC shkruan se miliona fëmijë të rajonit rrezikojnë të vdesin nga sëmundjet që për burim kanë ujin, ndërsa me të prekur janë fëmijët e kequshqyer, sepse si të tillë ata janë më të ndishëm ndaj kolerës, për çka gjasat për të vdekur i kanë pesë herë më shumë se sa fëmijët e ushqyer normal.

Grupi ndërkombëtar humanitar tha se në bazë të shifrave, numri i personave të vdekur nga sëmundjet ngjitëse, siç është diarea akute dhe kolera, në Jemen, Sudanin e Jugut, Kenia, Somali dhe Etiopi është ngjitur në mbi 2100 prej fillimit të vitit 2017, ndërkohë që numri i sëmundjeve të denoncuara është 130 mijë.

Drejtori i Shëndetit Emergjent në IRC, Michelle Gayer, në një deklaratë të shkruar tha se fluksi i refugjatëve kishte krijuar gjithashtu një mjedis të përsosur për shumimin e sëmundjeve ujore.

“Refugjatët po dëbohen nga shtëpitë e tyre dhe në numër të madh mbërrijnë në vendbanime të përkohshme, që paraqet kushte perfekte për përhapjen e sëmundjes”, tha ajo, për të shtuar se sëmundja mund të përhapet në nivele ‘katastrofike’ nëse nuk adresohet menjëherë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) thotë se që nga fillimi i vitit 2016, rajoni i Afrikës Lindore është goditur nga një thatësirë e cila ka bërë që mbi 11 milionë njerëz të përballen me urinë.

Tre milionë nga ata janë vetëm në Kenia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz