back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeAeroporti i Prishtinës me fluturime për në Paris

Aeroporti i Prishtinës me fluturime për në Paris

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” nga nëntori i këtij viti do të shtojë edhe një linjë, atë për Paris.

Programi i ri stimulues i lansuar nga Limak Kosovo International Airport, po rezulton të jetë mjaft i suksesshëm duke ndikuar nështimin e frekuencave në linjat ekzistuese dhe zgjerimin e listës së destinacioneve nga dhe për në ANP “Adem Jashari”.

Duke filluar nga 2 Nëntori i këtij viti, kësaj liste i shtohet edhe aeroporti i ParisitCharles de Gaulle, linjë kjo e cila do tëoperohet nga kompania ajrore Easy Jet.Këto fluturime direkte për në Paris, do të realizohen me aeroplanë të tipit Airbus 319 me frekuencë prej dy herë në javë: të Mërkureve dhe të Shtuneve.

“Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmëdisa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi”, ka thënë me këtë rast drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.

Kompania ajrore Easy Jetpërveç fluturimeve për në Basel dhe Gjenevë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë këtij viti kishte filluar edhe me fluturime për në Berlin, kurse që nga Nëntori, qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë me fluturime direkte për në Paris.

Orari i planifikuar i fluturimeve është si vijon:

Dita e Mërkure:

EZY3601: Fluturimi Paris-Prishtinë: Nisjanë 07:10 Arritja në Prishtinë 10:00.

EZY3602: FluturimiPrishtinë- Paris: Nisja në 10:40 Arritjanë Paris 13:40.

Dita e Shtunë:

EZY3601: Fluturimi Paris-Prishtinë: Nisjanë 16:30 Arritja në Prishtinë 19:20.

EZY3602: Fluturimi Prishtinë- Paris: Nisja në 20:00 Arritja në Paris 23:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz