Aeroporti i Kukësit drejt përfundimit, fluturimi i parë më 18 Prill
BILLI·

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed” janë drejt përfundimit.
Të dielën e 18 Prillit një avion me pasagjerë nga Londra pritet të zbresë në pistë.
Sipas autoriteteve ka përfunduar pista prej 2200 metrash, ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sipas autoriteteve do të ofrojë çmimet më të ulëta dhe po tërheq linjat low cost, duke konkurruar kështu aeroportin “Nënë Tereza” dhe ato të vendeve fqinje.

Lexo edheKosovarja që hapi biznes të suksesshëm në Berlin – VIDEO
Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.














