Ademi takohet me Konjufcën, flasin për përgatitjet rreth ndeshjes kundër Sllovakisë
dp

Lexo edheAncelotti: Brazili më donte që para dy vitesh, nuk e doja një tjetër klub pas Realit

Ademi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e kanë informuar Konjufcën për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës.
“Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme dhe e kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik”, ka shkruar Ademi.
Ai ka thënë se e kanë falënderuar Konjufcën për pritjen dhe mbështetjen e institucioneve të Kosovës ndaj ekipit të kombëtares në rrugën drejt realizimit të synimeve. /Lajmi.net/

Lexo edheAncelotti: Brazili më donte që para dy vitesh, nuk e doja një tjetër klub pas Realit
Postimi i plotë: