BallinaSportAdemi: Me besim te Gladiatorët dardanë – drejt Botërorit 2026!

Ademi: Me besim te Gladiatorët dardanë – drejt Botërorit 2026!

Të ngjajshme

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka reaguar pas hedhjes së shortit të “play-off”-it për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, duke shprehur besimin e plotë në përfaqësuesen e Kosovës dhe trajnerin Ralf Foda.

Ademi theksoi se faza në të cilën gjendet tani Kosova është “një seri finales”, pasi çdo kundërshtar në këtë fazë është i fortë dhe i rrezikshëm. Megjithëse Kosova nuk konsiderohet favorite, ai u shpreh se besimi në forcën, kualitetin dhe zemrën e futbollistëve është i palëkundur, transmeton lajmi.net.

Kryetari i FFK-së u ndal edhe te përballja e parë, e cila do të zhvillohet në Bratislavë, duke shpresuar që Kosova ta kalojë me sukses dhe të sigurojë një finale të madhe para tifozëve të saj, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Turqisë ose Rumanisë. Ai theksoi se një ndeshje e tillë historike në kryeqytet do të ishte spektakolare.

Ademi vlerësoi punën e përzgjedhësit Foda dhe stafit të tij, të cilët sipas tij kanë treguar aftësi dhe vullnet të madh për ta çuar Kosovën drejt një suksesi historik. Ai u bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe tifozëve të mbështesin “Gladiatorët dardanë” në rrugën e tyre drejt kualifikimit.

Në mesazhin e tij, Ademi kujtoi edhe 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, duke theksuar se ky është moment ideal për të lënë një gjurmë të paharrueshme në historinë e futbollit kosovar.

Ai falënderoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për urimet dhe mbështetjen në këtë fazë vendimtare, ndërsa përfundoi me një apel motivues: “Përpara me besim dhe me zemër për realizimin e ëndrrës sonë të madhe! Drejt Botërorit 2026, drejt Amerikës, me krenari e përgjegjësi! Kosovë, paç fat e të priftë e mbara!”

Postimi i plotë: 

Me besim te Gladiatorët dardanë! 💪⚽️🇽🇰
Shorti u hodh, kundërshtarët dihen. Faza në të cilën hyjmë tani është një seri finalesh, sepse çdo kundërshtar është i fortë dhe i rrezikshëm.
Nuk jemi favoritë, por besimi ynë është i palëkundur: Besojmë në forcën, kualitetin dhe zemrën e futbollistëve tanë!
Shpresoj ta kalojmë sfidën e vështirë në Bratislavë dhe të arrijmë që finalen e madhe ta luajmë para tifozëve tanë. Do të jetë spektakulare që atë ndeshje historike ta luajmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përballë Turqisë apo Rumanisë.
Futbollistët tanë janë në nivelin e tyre më të mirë dhe uroj që kështu të jenë edhe në muajin e lavdisë sonë kombëtare.
Përzgjedhësi Foda dhe stafi i tij kanë treguar aftësi dhe dëshirë të zjarrtë për ta vulosur suksesin historik.
Prandaj, duhet të tregojmë besim dhe t’i mbështesim Gladiatorët dardanë që të vazhdojnë pathyeshmërinë e tyre dhe të realizojnë suksesin historik.
Në 10-vjetorin e pranimit në UEFA e FIFA duam të lëmë gjurmën tonë të paharrueshme dhe ta shkruajmë historinë.
Falënderoj presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për urimet dhe përgëzimet për arritjen tonë deri këtu dhe për shumë fat në ndeshjet e ‘play-off’-it.
Përpara me besim e me zemër për realizimin e ëndrrës sonë të madhe!
Drejt Botërorit 2026, drejt Amerikës, me krenari e përgjegjësi!
Kosovë, paç fat e të priftë e mbara! ⚽🇽🇰./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz