back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeAbrashi thotë se Kurti e shkarkoi Veliun për ta nënshtruar LDK-në

Abrashi thotë se Kurti e shkarkoi Veliun për ta nënshtruar LDK-në

Të ngjajshme

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut...

Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta...

Ish-presidenti i Malishevës, humanisti i njohur bën thirrje të votohet Fatmir Limaj të dielën

Ish-presidenti i FC Malishevës, humanisti i njohur nga Gjermania,...

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri...
- Advertisement -

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, është bërë që të nënshtrohet LDK-ja.

- Advertisement -

Abrashi këtë e ka quajtur luftë të brendshme, derisa ka shtuar se Kurti ka pritur një shkas për të prishur marrëveshjen.

“Më shumë është një luftë e brendshme, ideja që ta nënshtrojnë LDK-në sa më shumë dhe mandej e ka zgjedhur një ministër për ta bërë këtë. Mendoj se Kurti e ka pritur një shkas. Ka pasur takime për taksën ku është kërkuar vazhdimisht në javën e kaluar, pastaj në telefon është diskutuar për këtë çështje. Mustafa ka kërkuar që deri të hënën të vendoset për taksen dhe gjatë kësaj periudhe Kurti ka shkaktuar krizë politike sepse e ka ditur që ne do të ngrisim mocion pas shkarkimit”, ka thënë ai në emisionin Rubikon.

Abrashi ka shtuar se nuk është dashur të shkaktohet një “aventurë” e tillë, në një kohë kur vendi po përballet me pandemin Covid-19.

“Edhe ne vetë jemi shqetësuar për gjendjen dhe pritjet e pandemisë se si do të reflektojë në Kosovë, pasi i kemi parë pasojat që po i shkakton edhe ne besojmë që nuk na është dashur një aventurë e tillë në këtë kohë, por jemi detyruar të reagojmë në këtë mënyrë pas shkarkimit të Veliut nga kryeministri. Çka e bënë edhe më të dëmshëm këtë vendim të Kurtit, është që pjesë e marrëveshjes është që shkarkimi i ministrave nuk mund të bëhet pa konsultim me partnerin e koalicionit. Probleme ka pasur edhe më herët por ky ishte ‘tip of the iceberg’, tha ai.

Duke folur për deklaratat e Veliut, Abrashi tha se ministri nuk ka nxitur fare panik dhe se edhe vetë Kurti ka thënë në seancën për votimin e buxhetit disa herë se jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Teksa ka shtuar se në demokraci të gjithë mund të shprehin mendimet e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz