BallinaLajmeAbrashi: Së shpejti njoftoheni për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve,...

Abrashi: Së shpejti njoftoheni për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve, për t’i mundësuar diasporës të vijnë në Kosovë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë të ditur se së shpejti të gjithë do të njoftohen lidhur me datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës të vizitojnë Atdheun e tyre.

Abrashi tha se transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Madje ai tha se rifillimi i fluturimeve është pjesë e rëndësishme e planit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas COVID-19.

I pari i Infrastrukturës në Kosovë tha se në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Adem Jashari, kompanitë ajrore dhe ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojnë punët që të hapin sa më shpejtë aeroportin për fluturime ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Diasporë mirësevjen në atdhe

Transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Rifillimi i fluturimeve ajrore është pjesë e rëndësishme e planit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas Covid-19.

Në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojmë punët që të hapim sa më shpejt Aeroportin për fluturime ndërkombëtare duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e Covid-19 të lëshuar nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë

Do t’iu njoftojmë së shpejti për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës ta vizitojnë atdheun e tyre.

Do të vazhdojmë me punë të mira për diasporën, bizneset, prodhuesit vendor, bujqit, arsimin, mjekësinë dhe duke i normalizuar marrdhëniet me vendet mike të Kosovës, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz