BallinaLajmeAbrashi: Do t’i subvencionojmë 500 vende pune, ‘dil prej sociali’ dhe punësohu

Abrashi: Do t’i subvencionojmë 500 vende pune, ‘dil prej sociali’ dhe punësohu

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tregon se këtë javë kanë filluar projektin që parasheh që 500 punëkërkues, shfrytëzues të asistencës sociale, të angazhohen në punësim përmes programit të subvencionimit të pagave, në periudhë subvencionimi 12 mujor (me mundësi vazhdimi).

“Me fjalë tjera, ne do të subvencionojmë punësimin me rreth 120-130 euro, për cdo përfitues të asistencës sociale, nëse pranon një kontratë punë një vjecare (me mundësi vazhdimi), dhe heq dorë nga asistenca sociale. Nëse edhe biznesi i ofron të njëjtën shumë, atëherë po flasim për të hyra solide prej 250-300 euro për një punëmarrës”, shkruan Abrashi në facebook.

Pra ideja, sipas tij,  është që fondet pasive të kthehen në fonde aktive, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që të ulim inaktivitetin dhe të zvoglojmë papunësisë.

“Do ta fillojmë me 500 përfitues, dhe varësisht nga suksesi e rrisim edhe numrin. Paraprakisht, sipas kërkesave të komunitetit të biznesit këta do të përfshihen në trajnim intenziv.

Ftoj gjitha bizneset e interesuara të vizitojnë zyret e punësimit për informata shtesë”, përfundon ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz