BallinaLajmeAbdixhiku: Thaçi e ka vënë në pazar territorin, do të japë përgjegjësi

Abdixhiku: Thaçi e ka vënë në pazar territorin, do të japë përgjegjësi

Të ngjajshme

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Ministri i Jashtëm i Omanit: Marrëveshja me Iranin ishte e mundur para luftës! SHBA u tërhoqën në konflikt

Një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit ishte “realistisht e arritshme”...

Trump thotë se lufta me Iranin po ecën shumë më shpejt se sa ishte planifikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, në bisedën me kryeministren japoneze,...

Pas konferencave për media të njëpasnjëshme të Presidentit, Hashim Thaçi në të cilat po diskuton për fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai konsideron se Thaçi nuk përfaqëson pikëpamjet politike të Kosovës dhe qëndrimet e tij i quan aventura të rrezikshme.

Abdixhiku thotë se Thaçi e ka vënë në pazar territorin e Kosovës dhe se veprimet e tij përbëjnë shkelje kushtetuese për çka do të mbahet përgjegjës.

Statusi i plotë i Abdixhikut:

Një President që haptas vë në tezga pazaresh territorin e vet; që konteston sovranitetin e njohur nga shumica e shteteve sot; që zhvlerëson kaq lehtë opinionin e GJND-së – nuk përfaqëson interesat e as pikëpamjet politike të Kosovës shtet të pavarur e sovran.

Qëndrimet e Hashim Thaçit janë aventura të rrezikshme politike që godasin drejtëpërdrejtë themelet e Republikës sonë. Veprimet e tij naive përbëjnë shkelje të rëndë kushtetuese, për çka i njëjti do të mbahet përgjegjës.

Ndërkombëtarët dhe secili tjetër me interes, ta kuptojnë se rrethanat politike në Kosovë kanë ndryshuar. Në vitin 2018 përfaqësimi parlamentar e refuzon këtë individ. I njëjti është veçse figurë ceremoniale që mund të shpërndajë dekorata; kaq. Ai nuk ka mbështetje minimale parlamentare pas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz