Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!
dp

Lexo edheIu refuzua hyrja në SHBA, deklarohet Egzon Ibrahimi dhe tregon cila ishte arsyeja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se Sami Lushtaku kishte tentuar t’ia pengonte eskortën.
Gjatë një vizite në Komogllavë të Ferizajt, ku ishte i shoqëruar edhe nga presidentja Vjosa Osmani, Abdixhiku tha se LDK-ja nuk merret me demonstrim force apo eskorta.
“Me do xhipa, anej e këndej. Ne në LDK s’dimë me bo ashtu. Çka dimë na është me ndërtu një vizion të qartë të Republikës”, deklaroi Abdixhiku.

Lexo edheIu refuzua hyrja në SHBA, deklarohet Egzon Ibrahimi dhe tregon cila ishte arsyeja
Komenti i tij erdhi pas debatit publik të krijuar nga deklaratat e Kurtit lidhur me incidentin e pretenduar me eskortën e tij. /IndeksOnline/