Abdixhiku me bashkëpunëtorë takon Tërnavën: E përgëzova për punën që BIK e bën në mbështetje të familjeve në nevojë
dp

Lexo edhePër Bajram, aksident i rëndë në Lipjan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhiku, ka njoftuar se kanë takuar Naim Tërnavën me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Abdixhiku, ka bërë të ditur se, ai e ka përgëzuar Tërnavën, ‘’ ër punën e rëndësishme që Bashkësia Islame e Kosovës bën në përkujdesjen, solidaritetin dhe mbështetjen ndaj familjeve në nevojë’’.
Postimi:
Së bashku me bashkëpunëtorë dhe në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, vizituam sot Myftiun Naim Tërnava.

Lexo edhePër Bajram, aksident i rëndë në Lipjan
Atij, bashkëpunëtorëve të tij dhe përmes tyre gjithë besimtarëve muslimanë, ua uruam festën e Kurban Bajramit, me dëshirën për paqe, shëndet e begati në çdo familje.
Njëkohësisht, e përgëzova Myftiun Tërnava për punën e rëndësishme që Bashkësia Islame e Kosovës bën në përkujdesjen, solidaritetin dhe mbështetjen ndaj familjeve në nevojë; një mision me vlerë të veçantë njerëzore e shoqërore