back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeAAK tregon se a do ta mbështesë platformën e Kadri Veselit

AAK tregon se a do ta mbështesë platformën e Kadri Veselit

Të ngjajshme

Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të...

Thomas Partey rikthehet në La Liga, arrin marrëveshje me skuadrën e njohur

Mesfushori ganez, Thomas Partey duket se ka gjetur klubin...

Katër yjet që Chelsea i ka vendosur në shitje

Chelsea po kalon një periudhë me mbingarkesë të dukshme...

Vetmia tek adoleshentët: Një shqetësim global që ndihet edhe në Kosovë

“Ne jemi qenie sociale dhe kemi nevojë për socializim”. Psikologia...

Lamtumirë mes lotëve, Son luan minutat e fundit me Spurs

Ndeshja e sotme e Tottenhamit ndaj Newcastle United ka...

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot ua ka adresuar të gjithë krerëve të partive politike në vend një platformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse për agjendën shtetërore në Republikën e Kosovës.

Çështjet të cilat do të përfshijë kjo platformë janë dialogu me Serbinë, Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, Agjenda e Integrimeve Evropiane dhe Reforma Zgjedhore.

Veseli ka vlerësuar se këto çështje janë ndër më të rëndësishmet për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Ahmeti Isufin i cili ka thënë se kjo parti e mbështet platformën e adresuar nga Kadri Veseli.

Sipas Isufit, AAK mbështet çdio iniciativë e cila ka për synim unifikimin e qëndrimeve rreth çështjeve nacionale të Kosovës.

‘Nëse kërkohet një platformë  e përbashkët e gjithë spektrit politik të Kosovës mbi çështjet kapitale-nacionale që i ka vendi, normalisht që cdo iniciativë që ka për çëllim unifikimin e qëndrimeve të spektrit politik, jemi për. E mbështesim çdo iniciativë e cila ka për synim unifikimin e qëndrimeve rreth çështjeve nacionale në Kosovë’, ka thënë Ahmeti për Periskopin.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu sot për Periskopin ka theksuar se këtë gjë e ka bërë LDK’ja javën e kaluar.

“LDK iu ka dërguar ftesë javën e kaluar subjekteve politike, kështuqë nuk ka kuptim me fillu çështje mbi çështje, e njëjta është ajo që ne e kemi kërkuar. Pra, me diskutu me subjektet politike për të gjitha temat që janë të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe me bë përpjekje me arritë njëfarë konsensusi për një periudhë kohore të caktuar”, ka thënë ai për Periskopin.

Veliu ka thënë se mënyra se si ka vepruar Veseli është e papranueshme për LDK’në.

“Tash nuk ka kuptim me bë paltforma mbi platforma. Kjo si formë po më duket e papranueshme, sepse nëse fillimisht dikush e bën një ftesë për një tryezë të cilën do të bisedoheshin shumë çështje me interes për Kosovën në këtë situatë të krizës politike e institucioninale, dmth nuk ka kuptim që dikush tjetër ta bëjë të njëjtën ftesë a kërkesë”, u shpreh Veliu./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit