back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAAK dhe Nisma kërkojnë zgjedhje

AAK dhe Nisma kërkojnë zgjedhje

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

AAK dhe Nisma kërkojnë që të shpallen zgjedhjet e reja. Liderët e këtyre dy partive në një konferencë të përbashkët për media kanë thënë se Qeveria e Kosovës po tenton t’i trafikojë dy marrëveshjet, që sipas tyre janë të dëmshme për vendin.

“Ne si Nismë dhe AAK kërkojmë që menjëherë të ulemi dhe të shpallim datën e zgjedhjeve dhe pastaj të flasim për këto dy tema. Kjo neglizhencë e ka dëmtuar Kosovën dhe po e dëmton procesin e liberalizimit. Rruga dhe tendenca për të kaluar përmes trafikimit dhe presionit ndaj deputetëve ka vetëm pasoja, andaj kërkojmë të ndalohet çfarëdo tentative për t’i kontrabaduar këto marrëveshje dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Limaj.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se duhet që të ndërpritet kjo gjendje dhe të vendoset për zgjedhje.

“Jemi të shqetësuar se në rast se insistohet për trafikimin e këtyre marrëveshjeve do të thellohet kriza në vend. Po kërkojmë nga koalicioni të mos shkoj kësaj rruge dhe të kthej pamjet e krizës. Situata është serioze. Duhet t’i gjejmë një dalje këtyre marrëveshjeve ajo është shkuarja në zgjedhje. Situata bëhet shumë ë komplikume nëse insistohet këto marrëveshje të kalohen me trafikim. Është momenti me kërku dalje jo kthim në gjendjen e mëhershme. Shqetësimi për këto tema nuk është vetëm i opozitës, por dhe i qytetarëve”, tha Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz