AAK dhe NISMA gati për protestën e sotme
Opozita do të bëhet “e gjallë” sot, kur planifikon të protestojë kundër Qeverisë. Por, do të protestojë e ndarë.
25 marsi ishte data kur opozita përfundimisht kishin ndarë rrugët. Në një konferencë në sheshin ‘Skënderbeu’ mes tri liderëve të opozitës, ata kishin njoftuar se protesta e 26 marsit është anuluar.
Nuk u vonua shumë dhe AAK kishte thirrur protestë e vetme.
Partia e Ramush Haradinajt kishte njoftuar se pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të Opozitës (VV-AAK-NISMA), e paraparë që të mbahej me 26 mars, kishte marrë vendim që protesta të mbahet më 14 maj.

Lexo edheAksident i rëndë në rrugën Skenderaj – Mitrovicë (Foto)
Kësaj thirrje iu bashku edhe Nisma për Kosovën. Këto dy parti janë organizatore të protestës që do të mbahet sot në orën 14:00.
Protesta e dy partive opozitare është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.
Liderët e këtyre dy partive dje në një konferencë për media kanë thënë se protesta do të jetë më e madhja që nga paslufta. /GazetaExpress/














