HomeLajmeA votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep...

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

Të ngjajshme

Sensacion! Oriola Marashi ‘përvëlon’ me asetet bombastike

Modelja shqiptare Oriola Marashi ka tërhequr sërish vëmendjen në...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për inteligjencën...

Pedro Neto shënon gol të bukur në miqësore ndaj Nigerisë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e parë në...

Dje në Kosovë, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, ku të drejtën e tyre për votim vetëm brenda Kosovës kanë votuar 722 mijë e 842 qytetarë, apo 36.88% të votuesve.

Përveç në Kosovë, të drejtën e tyre për votim kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës.

Përmes postës apo në përfaqësi diplomatike, kanë votuar rreth 100 mijë mërgimtarë, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë derisa të vlerësohen fletëvotimet nëse janë të vlefshme.

Por, a patën mundësi të votojnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po mbahen në Hagë?

Përmes një përgjigje për lajmi.net, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka thënë se janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.

Por, ata nuk kanë treguar nëse katër të lartëpërmendurit kanë votuar.

” U morën të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nëse të paraburgosurit kanë vendosur të votojnë, kjo është çështje e tyre private dhe si e tillë nuk mund të komentojmë për të”, kanë thënë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për lajmi.net.

Pas mbylljes së qendrave të votimit dje në ora 19:00, KQZ menjëherë ka filluar numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve.

Sipas këtyre rezultateve, VV ka marrë 42,91% të votave, PDK 21.08% të votave, LDK 17,6% dhe AAK 7.17%.

Sot pritet që të nis numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora. Më pas do të numërohen edhe votat e kandidatëve për deputetë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz