back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeA tentoi t’i pajtojë Isa Mustafa Vjosa Osmanin e Agim Veliun?

A tentoi t’i pajtojë Isa Mustafa Vjosa Osmanin e Agim Veliun?

Të ngjajshme

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Pavarësisht përplasjeve që i patën gjatë javës që lamë pas, nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Vjosa Osmani u dukën fort në disponim para nisjes së takimit me kryetarët e degëve, derisa, qëndronin ulur në krah të kryetarit të partisë, Isa Mustafës, raporton Gazeta Express.

Pas mbledhjes që zgjati gati dy orë, e që Mustafa e thirri për t’i informuar kryetarët e degëve lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket koalicionit me VV’në, kreu i LDK’së qëndroi për një kohë pas përfundimit të takimit në Selinë Qendrore me nënkryetarin e parë të partisë që ia udhëheq, Agim Veliun, e nënkryetaren Vjosa Osmani.

Foto nga takimi

Ani pse gazetarëve iu tha fillimisht se nuk do të deklarohet askush nga partia para mediave, Mustafa pak minuta më vonë doli vetë nga zyret e selisë, i shoqëruar nga Veliu.

Para mediave Mustafa e ritheksoi se nuk kanë hequr dorë nga pozita e të parit të shtetit, e se tha se në ditët në vazhdim të njejtin qëndrim të partisë, do t’ia transmetojë edhe Këshillit të Përgjithshëm.

Kujtojmë që javën që lamë pas, Veliu dhe Osmani u përfshinë në një përplasje e nisur nga nënkryetari i parë i partisë, kjo pasi që kandidatja për kryeministre u regjistura si deputete në të njejtën kohë me të parin e VV-së, Albin Kurtin.

Veliu e vuri në dyshim paraqitjen e Osmanit së bashku me Kurtin në Kuvend, duke thënë se kandidatja për kryeministre në këtë mënyrë do që ta vërë në presion LDK-në për të arritur marrëveshje koalicioni me VV’në.

“Ajo duhet t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi. Sipas gjykimit tim, nëse dikush merr obligime që nuk i takojnë, aty komplikohet situata”, ka thënë Veliu.

“Ne është dashtë me i bë presion atij (Kurtit v.j.), me punu sa më shumë, në mënyrë që sa më shpejt me u bo qeveria. Pra, që ai me e ofru ofertën dhe LDK-ja me vendosë se a është e pranueshme apo jo”, deklaroi ai.

Kësaj deklarate iu është kundërpërgjigjur duke folur për Express, nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani.

Osmani tha se një deklaratë e tillë është qëllimkeqe dhe e bazuar në gjëra të pavërteta.

“Deklaratë qëllimkeqe e tendencioze e bazuar në të pavërteta. E vërteta është ajo që e kam thënë unë e bazuar edhe në video e dëshmi. Komplikuesit e vërtetë tashmë dihen”, deklaroi Osmani.

Tutje Vjosa Osmani ka thënë se Agim Veliu duhet të harrojë që mund të marrë sqarime, pasi siç thotë Osmani raporti i saj është me votuesit.

Osmani dhe Veliu ka një kohë që nuk kanë pasur raporte të mira, e ky i fundit u përfol si një nga kundërshtarët kryesorë që Osmani të nominohej për pozitën e kryeministrit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz