BallinaLajmeA s’po i dalin mirë matematikat kryeministrit? – Kurti raportohet se i...

A s’po i dalin mirë matematikat kryeministrit? – Kurti raportohet se i ka dërguar mesazh Osmanit për bashkëpunim dhe për ulje të tensioneve

Të ngjajshme

Ngjarja tragjike në Pestovë, konfirmohet që viktima nuk është polic

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Pestovë të...

Komiteti i Tregtisë i BE-së i jep dritën jeshile marrëveshjes për të eliminuar tarifat mbi importet amerikane

Komisioni për Tregtinë Ndërkombëtare i Parlamentit Evropian ka dhënë...

Hoxhës nga Sferka ia vjedhin 600 euro nga vetura në oborr të xhamisë

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thuhet se i ka dërguar një mesazh presidentes Vjosa Osmani përmes kryeparlamentares Albulena Haxhiu, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe shmangien e përplasjeve politike ndërinstitucionale.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, ky komunikim synon uljen e tensioneve dhe krijimin e një klime më konstruktive mes institucioneve, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, bëhet e ditur se Kurti është referuar në bashkëpunimin e mëhershëm me Osmanin, duke e konsideruar atë si model për të ardhmen.

Nga ana tjetër, Presidenca nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me këtë çështje deri në momentin e publikimit.

Raportet mes Kurtit dhe Osmanit kanë kaluar nga një bashkëpunim i afërt në përplasje të vazhdueshme politike. Të dy ishin aleatë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëqeverisën pas zgjedhjeve të vitit 2021, por me kalimin e kohës dolën në pah dallime në qëndrime dhe në ushtrimin e kompetencave institucionale.

Mospajtimet kryesore lidhen me rolin e Presidencës dhe Qeverisë në vendimmarrje, si dhe me çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, ku shpeshherë ka pasur qëndrime jo të harmonizuara.

Tensionet u thelluan edhe gjatë diskutimeve për postin e presidentit, kur Kurti propozoi Glauk Konjufca si kandidat, një veprim që u interpretua si shmangie e rikandidimit të Osmanit dhe që nxiti reagime në skenën politike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz