Valutat virtuale janë një mënyrë tjetër për të kryer transaksione e arsyeja e përdorimit mund të jetë nga më i ndryshmi. Se a po vijnë shtetasit e vendeve të tjerë për t’i marrë paratë e gatshme për t’i kthyer në valuta virtuale për lehtësi shpëlarje të parave tregon Ermal Sadiku, njohës i valutave virtuale.
Sadiku, në emisionin Komiteti, ka treguar se analizon për një kohë të gjatë dukurinë shumë të përhapur të valutave virtuale, ndërsa përveç investuesve në to që në Kosovës kryesisht janë të rinjtë, ai thotë se ka dëgjuar për ardhjen e shtetasve serbë dhe turq për të tregtuar me monedha virtuale.
E kjo, sipas tij, ndodhë për t’i kthyer shumat e mëdha të parave të gatshme për t’i futur në sistemin e valutave virtuale.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

