Një tym i madh është shkaktuar në aeroportin “Adem Jashari”, i cili dyshohet se ka ardhur nga një restorant që gjendet në katin e dytë të aeroprtit.
Në këto foto dhe video të cilat i ka bërë një lexues i portalit shihet se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrëfikësit.
Zëdhënësja Valentina Gara ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident zjarri por për një dëmtim të një pajisje të kuzhinës në një nga restorantet brenda aeroportit.
‘’Një nga pajisjet e kuzhinës në një nga restorantet e aeroportit ka shkaktuar tym pa rezultuar në zjarr me ç’rast nuk ka pasur nevoje për intervenim te zjarrfikësve. Me ane të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla që posedon terminali i ri është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë’’ ka përfunduar Gara prononcimin e saj për Klan Kosova.
Mësohet se situata është plotësisht nën kontroll nga menaxhmenti i aeroportit.