back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaSportA ishte ky propozimi më i këndshëm për fejesë nga një tifoz...

A ishte ky propozimi më i këndshëm për fejesë nga një tifoz i Tottenham në ndeshjen kundër Burnley

Të ngjajshme

Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme, më...

Gol në “Old Trafford”, Arsenali në epërsi ndaj Manchester Unitedit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar gol ndaj Manchester Unitedit,...

Gjesti bën ndryshimin drastik në pamje

Këngëtari kosovar Gjesti, ka bërë ndryshimin e radhës në...

Zelensky kërkon qartësi për garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast marrëveshjeje paqeje me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë qartësi mbi...

Po udhëtonte drejt Londrës me më shumë se 11 mijë euro, 25% të mjeteve konfiskohen

Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar...

Tottenham e nisi fushatën në Premier League me një fitore bindëse 3-0 ndaj Burnley, por debutimi u la disi në hije nga një moment i pazakontë në shkallët e stadiumit të shtunën.

Dy gola nga Richarlison dhe një tjetër nga Brennan Johnson i dhanë Thomas Frank një nisje të mbarë te Spurs, duke reaguar pas humbjes me penallti ndaj Paris Saint-Germain në Superkupën e UEFA-s.

61,077 tifozë kishin mbushur Tottenham Hotspur Stadium për përballjen kundër skuadrës së Scott Parker, dhe aty ndodhi një episod i veçantë mes dy tifozëve, që vendosën ta bënin ndeshjen të paharrueshme në mënyrën e tyre.

Fans i Spurs i propozon të dashurës gjatë ndeshjes

Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, një tifoz u ngrit nga vendi i tij në tribunë dhe i propozoi partneres së tij ndërkohë që loja po vazhdonte.

Zakonisht, propozimet në stadium ndodhin gjatë pushimit, por ky fans vendosi ta bënte ndryshe: ai hoqi xhupin, duke zbuluar një fanellë të re të Spurs me mbishkrimin “Marry Me 13” në shpinë.

Pas propozimit, partnerja e tij tha “Po” dhe tifozët rreth e rrotull shpërthyen në duartrokitje. Çifti madje tregoi edhe një fanellë të dytë me numrin 14 dhe shkrimin “Yes I do”, duke bërë momentin edhe më të veçantë. Episodi u pa si një skenë e vërtetë dhe jo një shfaqje e sajuar për internet, duke tërhequr shumë reagime online.

Reagimet e tifozëve

Një tifoz në X (Twitter) shkroi: “Shumë mirë për ta, por shpresoj që kjo të mos kthehet në trend.”

Një tjetër shtoi: “Urime, por kjo nuk duhet të bëhet zakon.”

Një i tretë komentoi: “Futbolli mori fund.”

Një i katërt u shpreh i zemëruar: “Absolutisht nuk ka vend për këtë në futboll!”

Ndërsa një tjetër e mori me humor: “Dënim me përjashtim të përjetshëm nga stadiumi, sigurisht.”

Një martesë në stadium?

Stadiumi modern i Tottenham është i pajisur për evente private dhe ofron ambiente të shumta nëse çifti vendos të martohet aty ku u fejua.

Në stadiumin e vjetër, White Hart Lane, tifozëve u jepej mundësia të martoheshin në vende të veçanta – përfshirë tribunën e drejtuesve, pranë fushës apo edhe në dhomën e zhveshjes së skuadrës vendase. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz