BallinaLajmeA është ky ‘spin doktori’ më i ri i PDK’së?

A është ky ‘spin doktori’ më i ri i PDK’së?

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Armend Ibrahimi është një politikan i cili ka shërbyer në Qeverinë Mustafa si këshilltar. Ai ka qenë edhe kryetar i forumit rinor të LDK’së. Ibrahimi, më pas kishte dhënë dorëheqje nga LDK për të dalë menjëherë në taborin e kundërt politik, në Partinë Demokratike të Kosovës. Por, ajo që bie në sy është një lojë prej një ‘spin doktori’ nga ana e zotit Ibrahimi, pasiqë ai po kryen një seri hulumtimesh në profilin e tij në Facebook, lidhur me mendimet e qytetarëve për të ardhmen politike të Ibrahimit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli.

Ibrahimi, besohej se ishte një nga njerëzit më besnik pranë kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa.

Pas një kohe të gjatë të veprimtarisë së tij në LDK, Ibrahimi papritmas kishte kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës, në kohën kur kreu i PDK’së, Kadri Veseli kishte filluar me ‘Turin e (tij) të dëgjimit’ dhe ‘Fillimin e ri’, shkruan Periskopi.

Ai nuk është shpesh aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Facebook.

Kur Ibrahimi bëhet ‘i gjallë’ në Facebook, shpesh është një tregues që vendi është pranë zgjedhjeve.

Ai vetëm në 24 orëshin e fundit, ka mbushur profilin e tij me pastime të ndryshme.

Fillimisht dha një mesazh mjaft interesant, duke lënë të kuptohej se mund të largohet nga PDK’ja, pasiqë u kërkonte fansave të tij, t’i tregonin se në cilin parti e shohin atë në të ardhmen.

“Te dashur miq

Ne cilen parti do te me rekomandonit te angazhohem – nese se shpejti do te ishin zgjedhjet. I mirepres komentet tuaja”.

Pas kësaj, ai lëshoi një tjetër deklaratë duke thënë se ‘ka marrë mesazhet e të gjithë ndjekësve të tij dhe do t’i shqyrtonte ato me kujdes’.

Por, edhe në këtë mesazh, zoti Ibrahimi shtoi ca doza paqartësie.

Ai përmes një Post Scriptumi, tha edhe se ‘kryeministri i ardhshëm është gati’.

Periskopi ra pre e paqartësive të zotit Ibrahimi dhe fillimisht mendoi se ai po i referohej vetes, si kryeministër i ardhshëm, por orë më vonë, Ibrahimi shkruan një status për të qartësuar gjithçka.

Ai poston një fotografi me kreun e PDK’së, Kadri Veseli duke pyetur ndjekësit e tij, se a do të jetë Kadri Veseli, kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Ai shkruan në Facebook:

A do te jete Kadri Veseli Kryeministri i ardhshem

Te dashur miq, Kosova si shtet dhe ne si qytetare po dalim nga traumat politike te viteve te fundit. Klase politike totalisht e papergjegjshme e cila e ka demtuar kredibilitetin e vet ne ate mase sa eshte e pafuqishme per tu marre me obligimet te cilat e presin Kosoven si shtet – dhe c’eshte me e rendesishmja me problemet praktike dhe te perditshme te jetes se renduar te qytetareve te Kosoves.

Ne kete drejtim, besoj se Kosovaret do te percaktohen per nje force politike e cila arrin te zhveshet nga paradigmat e viteve te 90-ta e qe do te reformohej ne strukture dhe platforme. Strukture ne pikepamje organizative dhe ne platforme duke ofruar zgjidhje konkrete per PAPUNESINE dhe IZOLIMIN.

Po cila do te duhej te ishte dekada e re per Kosoven – pra si duhet te jemi ne 10 vitet e ardhshme?

Kthehemi te pyetja qe na mbetet: A do te jete Kadri Veseli Kryeministri i ardhshem – dhe cilet do te jene kunderkandidatet e tij potencial? I mirepres komentet tuaja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz