A e fali Ramush Haradinaj Bajramin, kjo është përgjigjja e tij
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është ndier në siklet kur është pyetur nga gazetarët pas takimit që pati me myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, nëse ai e ka falur sot Fiter Bajramin.
Haradinaj duke ironizuar është përgjigjur në pyetjen e gazetarit. Ai tha se nuk e ka falur vetë Bajramin por për të e ka falur myftiu.
“Unë… myftiu e ka falë për mua”, ka thënë Haradinaj teksa është larguar duke buzëqeshur nga takimi me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se “së bashku me zv/kryeministrin Pacolli dhe kabinetin tim qeveritar kemi ardhur për ta uruar për këtë festë Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnavën dhe bashkëpunëtorët e tij duke uruar ta gëzojmë këtë festë në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët.

Lexo edhePolitikanët kosovarë janë të lidhur me krim të organizuar dhe krime lufte
“Po ashtu duke shprehur mirënjohje që kanë agjëruar zoti u pranoftë sakrificën. Institucionet e vendit ju intereson ana shpirtërore njëkohësisht shprehim mirënjohje për Bashkësinë Islame por edhe për të tjerat”, ka deklaruar Haradinaj.














