back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeA do t’i lejohet Kadri Veselit vizita në Kosovë pas vdekjes së...

A do t’i lejohet Kadri Veselit vizita në Kosovë pas vdekjes së babait? Flasin nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Fazli Veseli, babai i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare. Nga Gjykata Speciale, kanë thënë se paneli do të vendosë në lidhje me një kërkesë të mundshme për vizitë të ish-kryeparlamentarit në Kosovë.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, për Gazeta Blic ka thënë se kuadri i Dhomave të Specializuara lejon që të bëhen kërkesa të tilla, në situata si kjo.

“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, ka thënë ajo për Gazeta Blic

Ndërkohë, Kadri Veseli, i cili gjendet në Hagë për shkak të akuzave nga Gjykata Speciale, u ka dhënë leje familjarëve të tij, të vazhdojnë me procedurat e varrimit të babait të tyre.

Kjo edhe nëse ai nuk arrin në kohë që të jetë prezentë në këtë ceremoni mortore. Kështu kanë thënë familjarët e Kadri Veselit për Klan Kosovën.

Vlen të përmendet se Veseli kishte qëndruar në Kosovë në maj të këtij viti, ku u lejua që të vizitojë babanë e tij në spital, pasi ky i fundit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Veseli ishte përcjellë me forca të shumta të sigurisë, duke përfshirë këtu dhe Policinë e Eulex-it. Pas përfundimit të kësaj vizite tre ditore, ai ishte kthyer në Hagë, ku ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, nga familjarë përmes rrjeteve sociale u bë e ditur se Fazli Veseli do të varroset sot (e mërkurë) në Broboniq të Mitrovicës në orën 19:00.

Lidhur me vdekjen e Fazli Veselit ka pasur shumë reagime. Figura të shumta politike kanë shprehur ngushëllime për familjen Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz