back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaSportA do të përsëritet historia e hidhur e Arsenalit? Sa herë ishte...

A do të përsëritet historia e hidhur e Arsenalit? Sa herë ishte lider për Krishtlindje, nuk arriti ta fitonte Premierligën në fund

Të ngjajshme

- Advertisement -

Arsenali është skuadra më e pafat në kampionatin anglez.

- Advertisement -

Historia tregon që ”Topçinjtë” sa herë që ishin lider i tabelës në festën e Krishtlindjeve, në fund nuk arritën ta fitojnë Premierligën, shkruan IndeksOnline.

Plotë katër herë kjo histori u përsëritë për skuadrën e Arsenalit.

Hera e parë ishte në sezonin 2002/03, kur Arsenali udhëhoqi tabelën e Premierligës për Krishtlindje, derisa në fund titulli i Kampionit i takoi Manchester United.

I njëjti skenar u përserit në sezonin 2007/08, ku ”Topçinjtë” përfunduan në vendin e tretë, derisa ”Djajtë e Kuq” u kurorëzuan me titullin e Kampionit.

Nën menaxherin aktual të Mikel Arteta, ky vit është rasti i tretë që Arsenali është në krye të Premerligës në ditën e Krishtlindjeve. Në 2022/23 dhe 2023/24, Arsenali ishte i pari, por në çdo rast u parakalua nga Man City, sfiduesit e tyre më të afërt këtë sezon.

Në të vërtetë, Gunners ishin gjashtë pikë larg Man City në ditën e Krishtlindjeve 2023, por përfundimisht përfunduan dy pikë pas tyre në maj.

A do të jetë hera e tretë me fat për Arsenalin dhe Artetën, kjo mbetet të shihet deri në fund të kampionatit.

Kujtojmë që pas 17-të xhirove, Arsenali është lider i Premierligës me 39 pikë, dy më shumë se Manchester City./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz