back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeA do të nis mësimi në shtator – ky është njoftimi i...

A do të nis mësimi në shtator – ky është njoftimi i fundit nga Armend Zemaj

Të ngjajshme

Teoria e Dijes e Immanuel Kantit: Një rrugë mes skepticizmit dhe realizmit

Immanuel Kanti është një nga mendimtarët që ndryshoi rrënjësisht...

Prania e manganit ende e lartë në liqenin e Badocit, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar përsëri për...

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin...

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Ministri i Shëndetsisë Armend Zemaj përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook ka bërë të ditur se është takuar me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën.

Gjatë këtij takimi  u diskutua për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këshillat të cilat duhet zbatuar,  gjithashtu analizuan gjendjen e krijuar nga pandemia, është folur hollësisht për sfidat të cilat po përballemi dhe  numrin e të infektuarve.

Bordi ka ofruar disa rekomandime të masave dhe politikave për zvoglimin e pasojave afatmesme dhe afatgjate të Covid-19.

Postimi i plotë:

“Në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, analizuam gjendjen e krijuar nga pandemia, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Sikurse biseduam për realizimin e këshillave të dhëna nga ky bord. Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, andaj të gjitha vendimet tona do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve.

Në takim folëm hollësisht për sfidat me të cilat po përballemi, shtrirjen komunitare të covid19, numrin e të infektuarve, mbingarkesat spitalore dhe të personelit shëndetësor, infeksionet brenda spitalore dhe brenda koorporatave e agjensionëve të ndryshme, presionet nga sektori i ekonomisë, etj.

Bordi ofroi disa rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19″.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz