BallinaRegjionaleDrenasA do të ndërtohet Stadiumi Nacional në Drenas? MRKS'ja del me një...

A do të ndërtohet Stadiumi Nacional në Drenas? MRKS’ja del me një sqarim për opinionin e gjërë

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Pas deklarimeve të fundit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e sheh të nevojshme që të sqarojë për opinion vendimin për ndërtimin e Stadiumit kombëtar.

MKRS-ja fillimisht ka planifikuar që Stadiumin Kombëtar të Kosovës ta ndërtojë në Prishtinë. Kemi analizuar hapësirën në fshatin Bërrnicë, e cila ka rezultuar me konteste pronësore, ka pasur hapësira që është dashur të shpronësohen dhe kjo e ka rritur koston e tërësishme të projektit, për më keq, ish-qeveria Mustafa nuk kishte zhvilluar asnjë procedurë për ndërtimin e stadiumit në Bërrnicë.

Ndërkaq, lokacioni i tanishëm, për të cilin është marrë vendim që të ndërtohet stadiumi, ka qenë më i favorshmi  për arsye të shumta. Dallimi në kilometra nga Prishtina në Korreticë ose Bërrnicë është vetëm 5 km. Gatishmëria dhe bashkëpunimi i Komunës së Drenasit për ta ofruar një hapësirë të këtillë, ku tashmë prona ka kaluar të gjitha procedurat e duhura, duke qenë e dedikuar për stadium. Hapësira e tanishme, konkretisht ngastrat e kadastrave të ndara për stadiumin kombëtar, kanë qenë pronë e cila nuk ka pasur nevojë për shpronësim dhe kështu e ka ulur ndjeshëm koston e projektit.

Fakte tjera të cilat kanë qenë të arsyeshme dhe bindëse që të përcaktohemi për atë lokacionin janë edhe afërsia me Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe qasja në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.  Në vendimmarrje jemi bazuar edhe tek qëndrimi i trajtimit të barabartë për të gjitha skajet e territorit të Kosovës që stadiumi të ndërtohet në qendër të Republikës së Kosovës.

MKRS–ja ka ndërmarrë hapat e nevojshëm që të konkretizohet projekti në fjalë. Kemi shpallur thirrje ndërkombëtare për dizajnimin e projektit të Stadiumit Kombëtar dhe ne tashmë kemi prezantuar projektin ideor të tij. Ky projekt ka kushtuar mbi 1 milion euro.

Dëshirojmë t’ua bëjmë me dije qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos atyre që pa asnjë analizë flasin për ndërrim të lokacionit, se MKRS-ja tashmë ka përfunduar të gjitha procedurat, ka marrë vendim në qeveri për ndërtimin e stadiumit, ka bërë fizibilitetin e lokacionit, ka bërë shpimet e tokës dhe ka finalizuar projektin për Stadiumi Kombëtar të Kosovës.

Si MKRS vlerësojmë se ndryshimi eventual i lokacionit do të rriste koston e stadiumit, do të komplikonte situatën edhe më tej dhe është një tendencë e qartë për ngecjen e këtij projekti, për më shumë, janë lajme dëshpëruese për qytetarët e Republikës së Kosovës në një kohë kur vendit tonë i duhet më së shumti ky projekt i cili është i gatshëm për të filluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz