A do të luajnë dy serbët e Slovan Bratislava kundër Feronikelit?

Feronikelin në Europa League e pret një kundërshtar tejet i vështirë. Kampionët e Kosovës në rundin e tretë të kësaj gare do të luajnë me skuadrën sllovake, Slovan Bratislava.
Ata mbrëmë u mposhtën nga skuadra malazeze, Sutjeska pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Indeksonline.
Te Slovan Bratislava në përbërje janë edhe dy futbollist serb, mesfushori Dejan Drazic dhe sulmuesi Aleksandar Cavric.
Lexo edheZyrtare: Ky është kundërshtari i Feronikelit në rundin e dytë kualifikues në Evropa Ligë
Dy serbët ende nuk dihet se a do të udhëtojnë në Republikën e Kosovës për të luajtur kundër Feronikelit.
Kujtojmë se tre futbollist të lindur në Serbi që mbronin ngjyrat e Malit të Zi dhe trajneri i tyre refuzuan të luajnë kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020. /IndeksOnline/














