back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportA do të largohet Xhaka nga Kombëtarja? Flet babai Ragip Xhaka

A do të largohet Xhaka nga Kombëtarja? Flet babai Ragip Xhaka

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

“Xhaka nuk do të largohet nga Kombëtarja shqiptare”, kështu ka thënë babai i Taulantit gjatë një bisede për Gazetën Express

Gjatë ditës së premte u raportua se në kampin kuq e zi nuk qëndrojnë gjërat aspak mirë mes trajnerit De Biasi e lojtarëve si Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi.

Taulanti Xhaka u pa tejet i nervozuar në ndeshjen e parë të Euro 2016 në momentin e zëvendësimit, duke hedhur shishen me uji, diçka që thuhet të mos i ketë pëlqyer De Biasit.

Derisa në anën tjetër, mediat shkruajnë se ka pasur polemika edhe me Gashin pas atij rasti të humbur ndaj Zvicrës.

Por, gjatë një prononcimi për Gazetën Express, babai i Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, ka mohuar spekulimet se djali i tij është përleshur me trajnerin Gianni de Biasi dhe se do ta braktisë Kombëtaren shqiptare.

Ai i ka thënë Gazetës Express se këto janë vetëm thashetheme dhe se Xhaka do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë.

“Gjithçka që është shkruar është e pavërtetë. Taulanti nuk është përleshur me De Biasin, derisa për Gashin nuk mund të them asgjë sepse nuk e di”, ka thënë Ragip Xhaka për Gazetën Express.

“Taulanti është nervozuar kur trajneri ka vendosur që ta heq atë nga loja në ndeshjen ndaj Zvicrës – diçka që pasoi me gjuajtjen e shishes së ujit. Ai dëshironte që të luajë gjithë ndeshjen kundër vëllait të tij, Granitit dhe nervozizmi ishte normale aty”, shtoi babai i Xhakës.

“Unë mendoj se Taulanti është lojtari kyç në mesfushën e Kombëtares dhe është i vetmi që ka dhënë gjithçka për këtë ekip. Kuptohet se nuk e ka pritur aspak mirë atë vendim, por nuk është e vërtetë se do të largohet nga Kombëtarja dhe se është përleshur me trajnerin. Nuk do ta braktisë kombëtaren”, theksoi më tej Xhaka.

“Taulanti nuk luajti në ndeshjen e fundit pasi ishte i sëmurë. Ai qëndroi i shtrirë për tre ditë duke mos u stërvitur fare. Unë ende nuk e kam parë Taulantin. Ai gjatë ditës së shtune do të vij në Zvicër dhe do të qartësohet kjo që shkruhet, por unë e përsëris sërish se asgjë nuk është e vërtetë”, përfundoi Ragip Xhaka në prononcimin për Gazetën Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz